
Është e këshillueshme që të gjitha instalimet Mageia të vendosin një
fjalëkalim për superuser
(Administrator), zakonisht quhet
fjalëkalim root në Linux. Ndërsa shkruani një
fjalëkalim në kutinë e sipërme, një mburojë do të ndryshojë nga e kuqe në të
verdhë në të gjelbër në varësi të fuqisë së fjalëkalimit. Një mburojë e
gjelbër tregon se po përdorni një fjalëkalim të fortë. Ju duhet të
përsërisni të njëjtin fjalëkalim në kutinë poshtë, për të parë nëse hyrja e
parë nuk është gabuar.
Shto një përdorues këtu. Një përdorues i rregullt ka më pak privilegje sesa
superuser
(root), por të mjaftueshme për të përdorur
internetin, programet e zyrës ose lojërat dhe çdo gjë tjetër që përdoruesi
mesatar mund të përdorë në një kompjuter.
Ikonë
Klikoni mbi këtë buton nëse dëshironi të ndryshoni ikonën e përdoruesit
Emri Vërtetë
Futni emrin e vërtetë të përdoruesit në këtë kuti teksti
Emër Hyrës
Futni emrin e përdoruesit ose le DrakX përdorni një version të emrit të vërtetë të përdoruesit. Emri i identifikimit është i ndjeshëm.
Fjalëkalimi
Shkruani fjalëkalimin e përdoruesit. Ekziston një mburojë në fund të kutisë së tekstit që tregon fuqinë e fjalëkalimit. (Shih gjithashtu Shënim)
Fjalëkalimin (përsëri): Rivendos fjalëkalimin e përdoruesit. DrakX do të kontrollojë nëse nuk e keni gabuar fjalëkalimin.
Shënim
Çdo përdorues i shtuar gjatë instalimit të Mageia, do të ketë një dosje home që lexohet dhe shkruhet në mënyrë të mbrojtur (umask=0027)
Ju mund të shtoni ndonjë përdorues shtesë të nevojshëm në hapat Konfigurimi - Përmbledhje gjatë instalimit. Zgjedh Menaxhimi Përdoruesit.
Lejet hyrëse gjithashtu mund të ndryshohet pas instalimit.
Opsioni Përparuar ju lejon të redaktoni cilësime të mëtejshme për përdoruesin që po shtoni.
Shell: Kjo listë zbritëse ju lejon të ndryshoni shell në dispozicion për çdo përdorues që keni shtuar në ekranin e mëparshëm. Opsionet janë
Bash
,Dash
dheSh
User ID: Këtu mund të vendosni ID-në e përdoruesit për çdo përdorues që keni shtuar në ekranin e mëparshëm. Nëse nuk jeni të sigurt se cili është qëllimi i kësaj, atëherë lini atë bosh.
Group ID: Kjo ju lejon të vendosni ID-në e grupit. Përsëri, nëse nuk jeni i sigurt, lini atë bosh.