Instalim Minimal Instalimi minimal është i destinuar për ata që kanë përdorime specifike në mendje për Mageia, të tilla si një server ose një stacion pune i specializuar. Ju me siguri do ta përdorni këtë alternativë të kombinuar me Përzgjedhja individuale programeve mundësi për të rregulluar mirë instalimin tuaj. Shiko . Ju mund të zgjidhni një Instalim Minimal duke përzgjedhur gjithçka në ekranin e Përzgjedhja e Grupit Programeve, shiko . Nëse dëshironi, mund edhe të shënoni alternativëm Përzgjedhja individuale programeve në të njëjtin ekran. Nëse zgjidhni këtë metodë instalimi, atëherë ekrani përkatës (shihni screenshot më poshtë) do t'ju ofrojë disa shtesa të dobishme për instalim, siç janë dokumentacioni dhe X. Nëse alternativa Me X është përzgjedhur, atëherë IceWM (një ambient i lehtë desktop) gjithashtu do të përfshihet. Dokumentacioni bazë është dhënë në formën e faqeve man dhe info. Ai përmban faqet e man nga Projekti Dokumentacionit Linux dhe faqet informuese GNU coreutils.