Personalizo Ndarjen e Diskut me DiskDrake Ndrysho pamjen e disq(eve) tuaj këtu. Ju mund të hiqni ose krijoni ndarëse, të ndryshoni filesystem ose madhësinë e një ndarjeje dhe madje të shihni detajet e tyre para se të filloni. Ekziston një skedë në krye për çdo disku të zbuluar (ose pajisje tjetër ruajtëse, si një çelës USB). Në pamjen më lart ekzistojnë dy pajisje të disponueshme: sda dhe sdb. Për të gjitha veprimet e tjera: fillimisht klikoni në ndarjen e dëshiruar. Pastaj shikoni, ose zgjidhni një filesystem dhe një pikë ndërtimi, ndrysho atë ose fshij atë. Expert mode siguron më shumë opsione të tilla si emërtimi (emri) i një ndarje ose zgjedhja e një lloj ndarjeje. Vazhdoni derisa të keni rregulluar gjithçka për kënaqësinë tuaj, pastaj klikoni Kryer kur të jeni gati. Kujdesuni me alternativën Pastroni gjithçka, përdorni vetëm nëse jeni i sigurtë që dëshironi të fshini të gjitha ndarjet në pajisjen e përzgjedhur të ruajtjes. Nëse dëshironi të përdorni kodim në ndarjen tuaj / ju duhet të siguroni që ju të keni një ndarje /boot të veçantë. Alternativa e kodimit për ndarjen /boot NUK duhet të vendoset, përndryshe sistemi juaj do të jetë i pandezshëm. Nëse po instaloni Mageia në një sistem UEFI, kontrolloni që një ESP (Ndarja e Sistemit EFI) është e pranishme dhe e ndarkuar në mënyrë korrekte /boot/EFI. Shihni Figurën 1 më poshtë. Nëse po instaloni Mageia në një sistem Legacy/GPT, kontrolloni që një ndarje ndezëse në BIOS është e pranishme dhe e tipit të saktë. Shikoni figurën 2 më poshtë.
Ndarja Sistemit EFI
BIOS ndez ndarjen