Faza 1 (Faza Para-instalimit)NdezjeVeçantia Ekrani Mirëpritjes që do të shihni kur nisni
me instalimin NetInstall varet nëse jeni duke nisur në një sistem BIOS ose
UEFI. Shikoni dy pamjet e mëposhtme:Gjatë ndezjes, mund të zgjidhni të lexoni ndihmën e përparuar duke shtypur
F2 dhe të ktheheni në ekranin e instaluesit duke shtypur
F1. Përndryshe, ndezja do të vazhdoj me cilësimet e
parazgjedhura.Përdorni shigjetat për të përzgjedhur Filloni Instalimin
Mageia dhe shtypni Enter.Për të dy sistemet BIOS dhe UEFI, do të shihni një njoftim shfaqet që thotë
se pajisjet USB janë duke u zbuluar:Metoda InstalimitTani mund të zgjidhni një metodë instalimi nëpërmjet CDROM/HDD ose Server
(NFS, FTP ose HTTP).Ju gjithashtu keni mundësi për të ngarkuar module të palëve të treta në këtë
pikë.Lëvizni lart ose poshtë në listë duke përdorur tastet e shigjetave derisa të
theksohet metoda e duhur e instalimit.Shtypni butonin Tab deri sa Ok
përzgjidhet dhe pastaj shtypni Enter.ServerNëse nuk dini çfarë të zgjidhni për një instalim rrjeti, zgjidhni
FTP server.Në një rrjet ndërmarrjesh, FTP dhe rsync mund të bllokohen, kështu që
përdorimi HTTP server është një zgjedhje e mirë në këtë
rast.Pasi të keni zgjedhur ndonjë nga opsionet e serverit ju automatikisht do të
vazhdoni në seksion.CDROM/HDDNëse vendosni të instaloni nga një CDROM ose një disk (ose USB), do të
kryhet një skanim për pajisjet e ruajtjes:Së pari, zgjidhni diskun përkatës (ose USB)Ndjekur nga ndarja përkatësePastaj specifikoni dosjen ose emrin e skedarit të ISODuke lënë këtë hapur ose duke përdorur dosjen është më e lehtë, sepse
instaluesi pastaj ju paraqet një listë të dosjeve dhe skedarëve nga të cilat
mund të bëni zgjedhjen tuaj duke përdorur shigjetat lart dhe poshtë, siç
shihet në figurën e dytë të mëposhtme.Pasi informacioni të jetë siguruar për vendndodhjen e ISO, qoftë në CDROM
ose HDD, do të vazhdoni automatikisht në (faza aktuale e instalimit).Ngarkoni modulet e palëve të tretaNëse dëshironi Ngarko module të palëve të treta,
atëherë do t'ju kërkohet vendndodhja e dosjeve që përmban modulet:Lidhje RrjetiPajisje KyçëseNëse zgjedh ndonjë nga opsionet e serverit në hapin Metoda
Instalimit , atëherë do t'ju kërkohet të zgjidhni një pajisje
rrjeti:Lloji LidhjesTani ju duhet të zgjidhni nëse pajisja e rrjetit do të përdorë një lidhje
DHCP, Statike ose ADSL:Nëse nuk jeni të sigurt se cili opsion është i përshtatshëm, atëherë ndoshta
duhet ta pranoni opsionin e parazgjedhur (DHCP).Emrat Host/DomainNëse është e nevojshme, tani mund të jepni emrat e Host dhe Domain:Nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë do të thotë kjo, atëherë mund t'i leni
bosh fushat, përzgjidhni Ok dhe shtyp
Enter për të vazhduar. Tani lidhja e rrjetit do të
aktivizohet.Nëse jeni duke përdorur ose FTP ose HTTP, ju automatikisht do të vazhdoni në
seksionNëse jeni duke përdorur NFS, do t'ju kërkohet emri i serverit NFS dhe dosja
që përmban shpërndarjen Mageia:Pasi të futni detajet e NFS, automatikisht do të vazhdoni në (faza aktuale e instalimit).LidhjetNëse përdorni FTP ose HTTP, tani duhet të specifikoni një lidhje për t'u
përdorur. Kjo mund të bëhet manualisht ose duke zgjedhur nga një listëSpecifikoni ManualishtJu do të gjeni një listë të të gjitha lidhjeve në dispozicion këtu: http://mirrors.mageia.org/Cilado lidhje që zgjidhni, duhet të përdorë të njëjtën strukturë me pemë
"mageia" (ose "Mageia") siç përdoret nga lidhjet zyrtare të Mageia. Kjo do
të thotë .../mageia/distrib/<version>/<arch>Një hyrje e saktë (kur përdorni një lidhje zyrtare) në Mageia
dosje fusha më poshtë mund të jetë:pub/linux/mageia/distrib/cauldron/i586Një shembull tjetër (për Mageia 6 x86_64) mund të jetë:pub/Mirrors/Mageia/distrib/6/x86_64Lidhje të tjera mund të kenë një strukturë të ndryshme të rrugës dhe pamjet
më poshtë tregojnë shembuj të tillë:Nëse po përdorni një server FTP:Nëse po përdorni një server HTTP:Sapo të jetë siguruar ky informacion, automatikisht do të vazhdoni
(faza aktuale e
instalimit).Zgjidhni Nga një ListëNëse merrni shumë gabime të mungesës së varësisë më vonë në instalim,
rifilloni dhe provoni një lidhje të ndryshme.Pas zgjedhjes së një serveri FTP, do të shihni një ekran ku mund të shtoni
opsionalisht një emër identifikimi dhe fjalëkalim nëse kërkohet.Sapo të jetë siguruar ky informacion, automatikisht do të vazhdoni
(faza aktuale e
instalimit).