Zgjidhni gjuhën tuaj të preferuar, duke zgjeruar më parë listën për kontinentin tuaj. Mageia do të përdorë këtë përzgjedhje gjatë instalimit dhe për sistemin tuaj të instaluar.
Nëse ka të ngjarë që ju (ose të tjerët) kërkojnë që disa gjuhë të instalohen në sistemin tuaj, atëherë duhet të përdorni alternativën Gjuhë shumëfishta për t'i shtuar ato tani. Do të jetë e vështirë të shtoni mbështetje shtesë gjuhësore pas instalimit.
Edhe nëse zgjedh më shumë se një gjuhë, duhet së pari të zgjedhësh një si gjuhë të preferuar nga lista kryesore e gjuhëve. Ajo gjithashtu do të shënohet si e zgjedhur në ekranin Gjuhë shumëfishta. |
Nëse gjuha juaj e tastierës nuk është e njëjtë me gjuhën tuaj të preferuar, atëherë këshillohet të instaloni gjuhën e kërkuar për tastierën tuaj
Mageia përdor UTF-8 (Unicode) mbështetje sipas parazgjedhjes. Kjo mund të jet e çaktivizuar në ekranin Gjuhë shumëfishtë nëse e dini se është e papërshtatshme për gjuhën tuaj. Çaktivizimi UTF-8 vlen për të gjitha gjuhët e instaluara.
Ju mund të ndryshoni gjuhën për pas-instalimin e sistemit tuaj në
→ → .