DrakX zgjedh një tastierë të përshtatshme për gjuhën tuaj. Nëse nuk gjendet një tastierë e përshtatshme, do të jetë e parazgjedhur një paraqitje të tastierës së SHBA.
Sigurohuni që zgjedhja të jetë e saktë ose të zgjidhni një pamje tjetër të tastierës. Nëse nuk e dini çfarë pamje ka tastierës tuaj, shikoni në specifikimet që kanë ardhur në sistemin tuaj, ose kërkoni shitësin e kompjuterit. Mund të ketë madje një etiketë në tastierë që identifikon paraqitjen. Ju gjithashtu mund të shikoni këtu: en.wikipedia.org/wiki/Keyboard_layout
Nëse tastiera juaj nuk është në listën e treguar, klikoni mbi Më Shumë për të marrë një listë më të plotë, dhe përzgjidhni tastierën tuaj atje.
Nëse zgjidhni një tastierë të bazuar në shkronja jo-latine, do të shihni një ekran shtesë të dialogut duke pyetur se si do të preferonit të kaloni në mes të formateve të tastierës latine dhe jo-latine