Niveli Sigurisë

Ju lutemi zgjidhni nivelin e dëshiruar të sigurisë

Standard është parazgjedhja, e rekomanduar vendosur për përdoruesit mesatar.

Siguro do të krijojë një sistem shumë të mbrojtur - për shembull nëse sistemi duhet të përdoret si një server publik.

Administrator Sigurie

Ky hap ju lejon të konfiguroni një adresë e-mail tek e cila do të dërgojë sistemi mesazhe alarmi sigurie kur zbulon situata të cilat kërkojnë njoftim tek një administrator i sistemit.

Një zgjedhje e mirë dhe e lehtë për t'u zbatuar është që të hyjë <user>@localhost - ku <user> është emri identifikues i përdoruesit për të marrë këto mesazhe.

[Shënim]

Sistemi i dërgon mesazhe të tilla si Mesazh Unix Mailspool , jo si SMTP e "zakonshme": për këtë arsye ky përdorues duhet të konfigurohet për marrjen e postës të tillë!

Gjithmonë do të jetë e mundur për të rregulluar parametrat e sigurisë tuaj pas instalimit në seksion Siguri në Qendrën e Kontrollit Mageia.