Lokale

Konfiguro kohën-zonës tuaj

  • Zgjidh orën të zonës duke zgjedhur vendin tënd ose një qytet afër jush në të njëjtën periudhë kohore.

Në ekranin e ardhshëm ju mund të zgjidhni të vendosni orën tuaj pajisjeve në kohën lokale ose në GMT, i njohur edhe si UTC.

[Shënim]

Nëse ju keni më shumë se një sistem operativ në kompjuterin tuaj, sigurohuni se janë të vendosur të gjithë në kohë lokale, ose të gjithë në UTC/GMT.

Zgjidhni Shtetin tuaj / Rajonin

  • Zgjidh vendin ose rajonin tënd. Kjo është e rëndësishme për të gjitha llojet e cilësimeve, si vlera dhe rregullatori i wifi domain. Vendosja e vendit të gabuar mund të sjellë që të mos jesh në gjendje të përdorë një rrjet wireless.

  • Nëse vendi juaj nuk është në listën, klikoni alternativën Shtete Tjera dhe zgjidhni vendin / rajonin tuaj atje.

[Shënim]

Nëse vendi juaj është vetëm në listën Shtete Tjera, pas klikimit OK mund të duket se është zgjedhur një vend nga lista kryesore. Përkundër kësaj, DrakX do të zbatojë në të vërtetë zgjedhjen tuaj.

Metodë hyrëse

Në ekranin Shtete Tjera gjithashtu mund të zgjidhni një metodë hyrjeje (në fund të listës). Metodat e hyrjes u mundësojnë përdoruesve të fusin karaktere shumëgjuhëshe (kineze, japonisht, koreane, etj.). IBus është metoda e hyrjes së parazgjedhur, kështu që përdoruesit nuk duhet të konfigurojnë manualisht. Metoda të tjera të futjes (SCIM, GCIN, HIME, etj) gjithashtu sigurojnë funksione të ngjashme dhe mund të instalohen nëse keni shtuar media HTTP/FTP para përzgjedhjes së paketës.

[Shënim]

Nëse keni humbur konfigurimin e metodës së hyrjes gjatë instalimit, ju mund ta përdorni atë pas instalimit nëpërmjet Konfiguro Kompjuterin tuajSistem, ose duke lëshuar localedrake si root.