Media e Instalimit Suplementar

Ky ekran ju tregon listën e depove të njohura tashmë. Ju mund të shtoni burime të tjera për paketa, si një disk optik ose një burim i largët. Zgjedhja e burimit përcakton cilat paketa do të jenë të disponueshme gjatë hapave të mëpasshëm.

Për një burim të rrjetit, ka dy hapa që duhet të ndiqni:

  1. Zgjedhja dhe aktivizimi i rrjetit, nëse nuk është aktiv tashmë.

  2. Përzgjedhja e një lidhje ose specifikimi i një URL (hyrja e parë). Duke zgjedhur një lidhje, ju keni qasje në përzgjedhjen e të gjitha depove të administruara nga Mageia, si Jofalas, dhe Tainted depot dhe Azhurnimet. Me URL, ju mund të caktoni një depo specifike ose instalimin tuaj NFS.

[Shënim]

Nëse jeni duke përditësuar një instalim 64-bit që mund të përmbajë disa paketa 32 bit, këshillohet që të përdorni këtë ekran për të shtuar një lidhje në internet duke zgjedhur një nga protokollet e Rrjetit këtu. 64-bit DVD ISO përmban vetëm 64-bit dhe paketat noarch, nuk do të jetë në gjendje të përditësoj paketat 32-bit. Megjithatë, pas shtimit të një lidhje në internet, instaluesi do të gjejë aty paketat e nevojshme 32-bit.