Është e këshillueshme që në të gjitha instalimet e Mageia të vendosni një
fjalëkalim superuser
(Administrator), zakonisht quhet
fjalëkalimi i root në Linux. Ju duhet të përsërisni të
njëjtin fjalëkalim në kutinë poshtë, për të kontrolluar që fjalëkalimi i
parë nuk ishte shkruar gabim.
Shto një përdorues këtu. Një përdorues i rregullt ka më pak privilegje sesa
superuser
(root), por të mjaftueshme për të përdorur
internetin, programet e zyrës ose lojërat dhe çdo gjë tjetër që përdoruesi
mesatar mund të përdorë në një kompjuter.
Ikonë
Klikoni mbi këtë buton nëse dëshironi të ndryshoni ikonën e përdoruesit
Emri Vërtetë
Futni emrin e vërtetë të përdoruesit në këtë kuti teksti
Emër Hyrës
Futni emrin e përdoruesit ose le DrakX përdorni një version të emrit të vërtetë të përdoruesit. Emri i identifikimit është i ndjeshëm.
Fjalëkalimi
Shkruani fjalëkalimin e përdoruesit (duke kujtuar këshillën në Shënimin e mësipërm).
Fjalëkalimin (përsëri): Rivendos fjalëkalimin e përdoruesit. DrakX do të kontrollojë nëse nuk e keni gabuar fjalëkalimin.
Çdo përdorues i shtuar gjatë instalimit të Mageia, do të ketë një dosje home që lexohet dhe shkruhet në mënyrë të mbrojtur (umask=0027) Ju mund të shtoni ndonjë përdorues shtesë të nevojshëm në hapat Konfigurimi - Përmbledhje gjatë instalimit. Zgjedh Menaxhimi Përdoruesit. Lejet hyrëse gjithashtu mund të ndryshohet pas instalimit. |
Opsioni Përparuar ju lejon të redaktoni cilësime të mëtejshme për përdoruesin që po shtoni.
Shell: Kjo listë zbritëse ju lejon të ndryshoni shell
në dispozicion për çdo përdorues që keni shtuar në ekranin e
mëparshëm. Opsionet janë Bash
, Dash
dhe Sh
User ID: Këtu mund të vendosni ID-në e përdoruesit për çdo përdorues që keni shtuar në ekranin e mëparshëm. Nëse nuk jeni të sigurt se cili është qëllimi i kësaj, atëherë lini atë bosh.
Group ID: Kjo ju lejon të vendosni ID-në e grupit. Përsëri, nëse nuk jeni i sigurt, lini atë bosh.