Ç'instalim Mageia
Nëse Mageia nuk ju bindë ju ose ju nuk mund ta instaloni në mënyrë të saktëe
- me pak fjalë doni të heqni qafe atë - kjo është e drejta juaj dhe Mageia
gjithashtu ju jep mundësinë të çinstaloni. Kjo nuk është e vërtetë për çdo
sistem operativ.
Pas mbështetjes së të dhënave tuaja, rifilloni DVD-në e instalimit Mageia
dhe zgjidhni Shpëtimi sistemit, pastaj
Rivendos ngarkuesin Windows. Në ndezjen tjetër, ju do
të keni vetëm Windows, pa asnjë mundësi për të zgjedhur sistemin tuaj
operativ Mageia.
Në Windows, për të rimarrë hapësirën e përdorur nga ndarjet Mageia: klikoni
mbi Fillo Panel
Kontrolli Vegla Administrative
Administrim Komputeri
Ruajtje Administrim
Disku . Ju do të njihni një ndarje Mageia sepse
ato janë etiketuar Panjohur, dhe gjithashtu nga madhësia
dhe vendi i tyre në disk. Djathtas-klikoni mbi secilën prej këtyre ndarjeve
dhe zgjidhni Fshi për të liruar hapësirën.
Nëse po përdorni Windows XP, mund të krijoni një ndarje të re dhe ta
formatoni atë (FAT32 ose NTFS). Pastaj do të merrni një letër ndarjeje.
Nëse keni Vista ose 7, keni një mundësi tjetër, ju mund të zgjasni ndarjen
ekzistuese që ndodhet në të majtë të hapësirës së lirë. Ka mjete të tjera të
ndarjes që mund të përdoren, të tilla si gparted, në dispozicion për Windows dhe Linux. Si
gjithmonë, kur ndryshoni ndarjet, jini shumë të kujdesshëm për të ruajtur
ndonjë gjë të rëndësishme tuajën.