Bootloader
Grub2 Grub2 në sisteme Legacy MBR/GPT GRUB2 (me ose pa menu grafike) do të përdoren ekskluzivisht si bootloader për një Sistem Legacy/MBR ose Legacy/GPT. Si parazgjedhje, një bootloader i ri do të shkruhet në MBR (Master Boot Record) të diskuit të parë ose në ndarjen e BIOS boot. Grub2-efi në sisteme UEFI GRUB2-efi do të përdoren ekskluzivisht si bootloader për një sistem UEFI. Si parazgjedhje, një bootloader i ri (Grub2-efi) do të shkruhet në ESP (Ndarjen e Sistemit EFI). Nëse ka sisteme operative të bazuara në UEFI në kompjuterin tuaj (Windows 8 për shembull), instaluesi i Mageia do të zbulojë ESP-në ekzistuese të krijuar nga Windows dhe shtoj grub2-efi në të. Nëse nuk ekziston ESP, atëherë do të krijohet një. Megjithëse është e mundur që të ketë disa ESP, kërkohet vetëm një, pavarësisht nga numri i sistemeve operative që keni.
Konfiguro Bootloader
Opsionet kryesore të programit Bootloader Bootloader për përdorim Kjo veçori është në dispozicion vetëm për sistemet MBR/BIOS Legacy. Përdoruesit e sistemeve UEFI nuk do ta shohin këtë alternativë këtu. Boot pajisje Mos e ndryshoni këtë nëse nuk e dini vërtet atë që po bëni Vonesë para nisjes së imazhit të parazgjedhur Kjo kuti teksti ju lejon të vendosni një vonesë, në sekonda, para fillimit të sistemit operativ të parazgjedhur. Siguri Kjo ju lejon të vendosni një fjalëkalim për bootloader. Kjo do të thotë se një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi do të kërkohen kur të nisni për të zgjedhur një hyrje booting ose ndryshuar parametrat. Kjo është e detyrueshme dhe shumica e njerëzve nuk kanë gjasa që të kenë nevojë për të. Përdoruesi është root dhe fjalëkalimi është ai i zgjedhur më pas. Fjalëkalimi Zgjidhni një fjalëkalim për bootloader (opsional) Fjalëkalim (përsëri) Rivendosni fjalëkalimin dhe DrakX do të kontrollojë se përputhet me atë të vendosur më sipër Përparuar Mundëso ACPI ACPI (Advanced Configuration and Power Interface) është një standard për menaxhimin e energjisë. Mund të kursejë energji duke ndaluar pajisjet e papërdorura. Heqja e zgjedhjes mund të jetë e dobishme nëse, për shembull, kompjuteri juaj nuk e mbështet ACPI-në ose nëse mendoni se zbatimi i ACPI mund të shkaktojë disa probleme (për shembull rindezjet e rastit ose mbylljet e sistemit). Mundëso SMP Kjo alternativë mundëson/çaktivizon multiprocessing simetrik për procesorë multi-core Mundëso APIC Mundësimi i kësaj siguron qasjen e sistemit operativ në Kontrolluesin e Ndërprerjes Programore të Avancuar. Pajisjet KNPA lejojnë modele prioritare më komplekse dhe menaxhimin e avancuar IRQ (Interrupt Request). Mundëso Lokale APIC Këtu mund të vendosni APIC lokal, i cili menaxhon të gjitha ndërprerjet e jashtme për një procesor të caktuar në një sistem SMP
Konfigurimi i Ngarkuesit Ndezës Paraygjedhur Sistemi operativ që do të fillojë nga parazgjedhja. Shtoj Kjo alternativë ju lejon të kaloni informacionin në kernel ose tregoni kernelin t'ju japë më shumë informacione gjatë ndezje. Provo OS të huaj Nëse tashmë keni instaluar sisteme të tjera operative, Mageia përpiqet t'i shtojë ato te menyja e re boot Mageia. Nëse nuk e doni këtë sjellje, hiqni menjëherë alternativën e Provo Sistemin e Huaj. Përparuar Mënyrë Video Kjo përcakton madhësinë e ekranit dhe thellësinë e ngjyrës që do të përdoret nga menyja e nisjes. Nëse klikoni poshtë trekëndëshit do ju ofrohen mundësi të tjera madhësie dhe thellësie të ngjyrave. Mos prek ESP ose MBR Zgjidh këtë alternativë nëse nuk doni një Mageia bootable, por do ta ngarkoni me zinxhirë nga një OS tjetër. Ju do të merrni një paralajmërim se bootloader mungon. Kliko Dakord nëse jeni të sigurt që kuptoni implikimet dhe dëshironi të vazhdoni.
Opsione tjera
Përdorim i një bootloader ekzistues Procedura e saktë për shtimin e Mageia në një bootloader ekzistues është përtej fushëveprimit të këtij dokumentacioni. Megjithatë, në shumicën e rasteve kjo do të përfshijë drejtimin e programit të instalimit të ngarkuesit bootloader, i cili duhet të zbulojë Mageia dhe automatikisht të shtojë një hyrje për atë në menynë bootloader. Shih dokumentacionin për sistemin përkatës operativ.
Instalimi pa një Bootloader Ndërsa ju mund të zgjedhni të instaloni Mageia pa bootloader (shih seksionin 2.1 Përparuar), kjo nuk rekomandohet nëse nuk e dini plotësisht se çfarë po bëni, pasi pa ndonjë formë të bootloader sistemi juaj operativ nuk do të jetë në gjendje të fillojë.