Ju lutemi zgjidhni një gjuhë për të përdorur
Zgjidhni gjuhën tuaj të preferuar, duke zgjeruar më parë listën për
kontinentin tuaj. Mageia do të përdorë këtë përzgjedhje gjatë instalimit dhe
për sistemin tuaj të instaluar.
Zgjidhni gjuhën tuaj të preferuar. Mageia do të përdorë këtë përzgjedhje
gjatë instalimit dhe për sistemin tuaj të instaluar.
Nëse ka të ngjarë që ju (ose të tjerët) kërkojnë që disa gjuhë të instalohen
në sistemin tuaj, atëherë duhet të përdorni alternativën Gjuhë
shumëfishta për t'i shtuar ato tani. Do të jetë e vështirë të
shtoni mbështetje shtesë gjuhësore pas instalimit.
Edhe nëse zgjedh më shumë se një gjuhë, duhet së pari të zgjedhësh një si
gjuhë të preferuar nga lista kryesore e gjuhëve. Ajo gjithashtu do të
shënohet si e zgjedhur në ekranin Gjuhë shumëfishta.
Nëse gjuha juaj e tastierës nuk është e njëjtë me gjuhën tuaj të preferuar,
atëherë këshillohet të instaloni gjuhën e kërkuar për tastierën tuaj
Mageia përdor UTF-8 (Unicode) mbështetje sipas parazgjedhjes. Kjo mund të
jet e çaktivizuar në ekranin Gjuhë shumëfishtë nëse e
dini se është e papërshtatshme për gjuhën tuaj. Çaktivizimi UTF-8 vlen për
të gjitha gjuhët e instaluara.
Ju mund të ndryshoni gjuhën për pas-instalimin e sistemit tuaj në
Qendra e Kontrollit Mageia
Sistemi lokalizimi për sistemin
tuaj .