TastieraDrakX zgjedh një tastierë të përshtatshme për gjuhën tuaj. Nëse nuk gjendet
një tastierë e përshtatshme, do të jetë e parazgjedhur një paraqitje të
tastierës së SHBA.Sigurohuni që zgjedhja të jetë e saktë ose të zgjidhni një pamje tjetër të
tastierës. Nëse nuk e dini çfarë pamje ka tastierës tuaj, shikoni në
specifikimet që kanë ardhur në sistemin tuaj, ose kërkoni shitësin e
kompjuterit. Mund të ketë madje një etiketë në tastierë që identifikon
paraqitjen. Ju gjithashtu mund të shikoni këtu: en.wikipedia.org/wiki/Keyboard_layoutNëse tastiera juaj nuk është në listën e treguar, klikoni mbi Më
Shumë për të marrë një listë më të plotë, dhe përzgjidhni
tastierën tuaj atje.Pas zgjedhjes së tastierës nga dialogu Më Shumë, ju do
të ktheheni në dialogun e parë të zgjedhjes së tastierës dhe do të duket
sikur është zgjedhur një tastierë nga ai ekran. Ju mund ta injoroni në
mënyrë të sigurt këtë dhe të vazhdoni instalimin: do të aplikohet tastiera e
zgjedhur nga lista e plotë.Nëse zgjidhni një tastierë të bazuar në shkronja jo-latine, do të shihni një
ekran shtesë të dialogut duke pyetur se si do të preferonit të kaloni në mes
të formateve të tastierës latine dhe jo-latine