Instalo ose Azhurno Instalo Përdoreni këtë alternativë për të kryer një instalim të ri të Mageia. Kjo do të formatojë ndarjet root(/), por mund të ruajë një ndarje para-ekzistuese /home (një ndarje e dedikuar /home, në vend se të përfshihet brenda ndarjes, root (/)). Përmirësim Përdoreni këtë alternativë për të përmirësuar një instalim ekzistues të Mageia. Vetëm përmirësimin nga një version i mëparshëm i Mageia që ishte ende mbështetur kur u lëshua versioni i instaluesit, është testuar plotësisht. Nëse dëshironi të përditësoni një version të Mageia që ka arritur Fundi i Përdorimit atëherë është më mirë të bëhet një instalim i ri pastër, duke ruajtur ndarjen tuaj /home. Nëse keni zbuluar se keni harruar të zgjidhni një gjuhë tjetër, ju mund të ktheheni nga ekrani Instalo ose Përmirëso në ekranin e zgjedhjes së gjuhës duke shtypur Ctrl Alt Home . Mos BËJ këtë më vonë në instalim.