Instalo ose Azhurno
Instalo
Përdoreni këtë alternativë për të kryer një instalim të ri të Mageia. Kjo do
të formatojë ndarjet root(/), por
mund të ruajë një ndarje para-ekzistuese /home (një
ndarje e dedikuar /home, në vend se të përfshihet brenda ndarjes, root (/)).
Përmirësim
Përdoreni këtë alternativë për të përmirësuar një instalim ekzistues të
Mageia.
Vetëm përmirësimin nga një version i mëparshëm i Mageia që ishte
ende mbështetur kur u lëshua versioni i instaluesit,
është testuar plotësisht. Nëse dëshironi të përditësoni një version të
Mageia që ka arritur Fundi i Përdorimit
atëherë është më mirë
të bëhet një instalim i ri pastër
, duke ruajtur ndarjen tuaj
/home.
Nëse keni zbuluar se keni harruar të zgjidhni një gjuhë tjetër, ju mund të
ktheheni nga ekrani Instalo ose Përmirëso në ekranin e
zgjedhjes së gjuhës duke shtypur Ctrl
Alt Home . Mos BËJ këtë më vonë në instalim.