Zgjidhni Shtetin tuaj / Rajonin
Zgjidh vendin ose rajonin tënd. Kjo është e rëndësishme për të gjitha llojet
e cilësimeve, si vlera dhe rregullatori i wifi domain. Vendosja e vendit të
gabuar mund të sjellë që të mos jesh në gjendje të përdorë një rrjet
wireless.
Nëse vendi juaj nuk është në listën, klikoni alternativën Shtete
Tjera dhe zgjidhni vendin / rajonin tuaj atje.
Nëse vendi juaj është vetëm në listën Shtete Tjera, pas
klikimit OK mund të duket se është zgjedhur një vend
nga lista kryesore. Përkundër kësaj, DrakX do të zbatojë në të vërtetë
zgjedhjen tuaj.
Metodë hyrëse
Në ekranin Shtete Tjera gjithashtu mund të zgjidhni një
metodë hyrjeje (në fund të listës). Metodat e hyrjes u mundësojnë
përdoruesve të fusin karaktere shumëgjuhëshe (kineze, japonisht, koreane,
etj.). IBus është metoda e hyrjes së parazgjedhur, kështu që përdoruesit nuk
duhet të konfigurojnë manualisht. Metoda të tjera të futjes (SCIM, GCIN,
HIME, etj) gjithashtu sigurojnë funksione të ngjashme dhe mund të instalohen
nëse keni shtuar media HTTP/FTP para përzgjedhjes së paketës.
Nëse keni humbur konfigurimin e metodës së hyrjes gjatë instalimit, ju mund
ta përdorni atë pas instalimit nëpërmjet Konfiguro
Kompjuterin tuaj Sistem ,
ose duke lëshuar localedrake si
root.