Përmbledhje Konfigurimi
DrakX paraqet një propozim për konfigurimin e sistemit tuaj në varësi të
zgjedhjeve që keni bërë dhe në pajisjet e zbuluara. Ju mund të kontrolloni
cilësimet këtu dhe t'i ndryshoni ato nëse dëshironi duke shtypur
Konfiguro.
Si rregull i përgjithshëm, rekomandohet që të pranoni cilësimet e
parazgjedhura nëse:
ka probleme të njohura me një cilësim të parazgjedhur
cilësimi i parazgjedhur është provuar dhe dështon
disa faktorë të tjetër të përmendur në seksionet e detajuara më poshtë janë
problem
Parametrat e Sistemit
Kohëzona
DrakX përzgjedh një kohëzonë për ty, në varësi të gjuhës tuaj të
preferuar. Ju mund ta ndryshoni nëse është e nevojshme. Shiko gjithashtu
Shteti / Rajoni
Nëse shteti i zgjedhur është i gabuar, është shumë e rëndësishme që të
korrigjoni cilësimin.
Bootloader
DrakX propozim për cilësimet bootloader
Mos ndryshoni asgjë, nëse nuk dini se si të konfiguroni GRUB2. Për më shumë
informacion, shih
Administrim përdoruesi
Këtu mund të shtosh përdorues shtesë. Secili prej tyre do të ndahet në dosje
/home.
Shërbimet
Shërbimet e sistemit i referohen atyre programeve të vogla që funksionojnë
në sfond (daemon). Ky mjet ju lejon të aktivizoni ose të çaktivizoni procese
të caktuara.
Ju duhet të kontrolloni me kujdes përpara se të ndryshoni ndonjë gjë këtu -
një gabim mund të parandalojë që kompjuteri juaj të funksionojë siç
duhet. Për më shumë informacion, shih
Parametrat pjesëve-elektronike
Tastierë
Konfiguro paraqitjen e tastierës sipas vendndodhjes, gjuhës dhe tipit të
tastierës.
Nëse vëreni një paraqitje të gabuar të tastierës dhe dëshironi ta ndryshoni,
mbani në mend se fjalëkalimet tuaja do të ndryshojnë gjithashtu.
Miu
Këtu mund të shtoni ose konfiguroni pajisje të tjera treguese, tableta,
trackballs etj.
Kartë Zëri
Instaluesi do të përdorë drejtuesin e parazgjedhur nëse është në
dispozicion.
Nëse nuk ka drejtues të parazgjedhur për kartën tuaj të zërit, mund të ketë
mundësi të tjera për të zgjedhur. Nëse ky është rasti, por mendoni se
instaluesi nuk ka bërë zgjedhjen më të përshtatshme, mund të klikoni
Përparuar për të përcaktuar manualisht një drejtues.
Ndërfaqe Grafike
Ky seksion ju lejon të konfiguroni ekranet e kartë(s) grafike tuaj. Për më
shumë informacion, shih
Parametrat rrjeti dhe Interneti
Rrjet
Ju mund të konfiguroni rrjetin tuaj këtu, por për kartat e rrjetit me
drejtues jo të lirë, është më mirë ta bëni këtë pasi të rinisni, duke
përdorur Qendrën e Kontrollit të Mageia, nëse nuk e keni aktivizuar ende
depot media Nonfree.
Kur shtoni një kartë rrjeti, mos harroni të vendosni firewall tuaj për të
monitoruar atë ndërfaqe gjithashtu.
Proxies
Një proxy server vepron si një ndërmjetës midis kompjuterit tuaj dhe
internetit më të gjerë. Ky seksion ju lejon të konfiguroni kompjuterin tuaj
për të përdorur një shërbim proxy.
Ju mund të keni nevojë të konsultoheni me administratorin e sistemeve tuaja
për të marrë parametrat që ju nevojiten për të hyrë këtu.
Siguria
Niveli Sigurisë
Niveli i sigurisë për kompjuterin tuaj, në shumicën e rasteve cilësimi i
parazgjedhur (Standard) është adekuat për përdorim të përgjithshëm. Zgjidhni
alternativën që i përshtatet më mirë përdorimit tuaj.
Firewall
Firewall ju lejon të administroni lidhjet e rrjetit të lejuara në
kompjuterin tuaj. Parazgjedhja e ruajtjes dhe e sigurt është lejimi i
lidhjeve për hyrje në ZERO. Kjo nuk ju pengon të lidhje të jashtme dhe të
përdorni kompjuterin tuaj normalisht.
Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se interneti është një rrjet me rrezik të
lartë ku ka përpjekje të vazhdueshme për të hetuar dhe sulmuar
sistemet. Edhe nëse lidhjet si ICMP (për ping) duken të
sigurta
janë përdorur si kanale të fshehta të të dhënave për
të dhënat e filtrave nga persona me qëllim të keq.
Për më shumë informacion, shih .
Mbaj parasysh se lejimi gjithçkaje (jo firewall) mund
të jetë shumë e rrezikshme.