DrakX, instaluesi MageiaNëse jeni të ri në GNU-Linux apo një përdorues me përvojë, instaluesi Mageia
është projektuar për të ndihmuar të bëjë instalimin tuaj ose përditsimin sa
më lehtë të jetë e mundur.Hapat e instalimitProcesi i instalimit ndahet në një numër hapash - statusi i të cilit
tregohet në një panel në të majtë të ekranit.Çdo hap ka një ose më shumë ekrane, të cilat gjithashtu mund të kenë
Përparuar seksione me alternativa shtesë, më pak të
zakonshme.Shumica e ekraneve kanë buton Ndihmë për detaje të
mëtejshme rreth hapa të veçantë.Nëse në një moment gjatë instalimit vendosni të ndërprisni instalimin, është
e mundur të rifilloni, por ju lutemi mendoni dy herë përpara se ta bëni
këtë. Pasi të jetë formatuar një ndarje ose të fillojë instalimi i
përditësimeve, kompjuteri juaj nuk është më në të njëjtin fazë dhe
rifreskimi i tij mund t'ju lë shumë mirë me një sistem të papërdorshëm.Nëse, përkundër kësaj, jeni shumë të sigurtë se jeni duke e rindërtuar atë
që dëshironi, shkoni te një terminal teksti duke shtypur tastet CtrlAltF2
njëherësh. Pas kësaj, shtyp CtrlAltDelete njëkohësisht për të
rifilluar.Pamja Fillestare InstalimitEkrani i veçantë që ju do shihni së pari kur të nisni nga media e Instalimit
do të varet nëse motherboard juaj i kompjuterit është lloj Legacy (BIOS) ose
UEFI.Ekrani i menysë fillestare ka alternativa të ndryshme, megjithatë
alternativa i parazgjedhur do të fillojë instaluesin dhe normalisht është
gjithçka që ju nevojitet.Sistemi Legacy (BIOS)MenuInstalo MageiaInstalo Mageia në një disk. Kjo është alternativa e parazgjedhur dhe
automatikisht do të fillojë pas një kohe të shkurtër, nëse nuk përzgjidhet
një alternativë tjetër.Shpëtim SistemiKjo alternativë ju lejon të riinstaloni bootloader për një instalim
ekzistues Mageia ose të përdorni për të rivendosur një bootloader të
Windows.Memory TestProvoni RAM-in e instaluar duke kryer operacione të shumta leximi dhe
shkrimi. Rifillo për t'i dhënë fund provës. F2: GjuhëShtypni F2 për gjuhët alternative.Sistemi UEFINga ky ekran, mund t'i qaseni alternativat duke shtypur e
për të hyrë në modalitetin e redaktimit. Për t'u kthyer në këtë ekran,
shtypni Esc për të dalë pa ruajtur, shtypni
F10 për të ruajtur dhe dalë.MenuInstalo: Fillo procesin e InstalimitShpëtim: Kjo alternativë ju lejon të
riinstaloni bootloader për një instalim ekzistues Mageia ose ta përdorni për
të rivendosur një bootloader të Windows.F2: Gjuhë: Shtypni F2 për
gjuhë alternative.Nëse keni nisur nga një USB, do të shihni alternativat e mësipërme të
kopjuara, dhe në këtë rast, duhet të përdorni vendos që do të ketë suffix me
"USB".Problemet e Instalimit dhe Zgjidhje e MundshmeNuk ka Ndërfaqe GrafikePas ekranit fillestar ju nuk përparuat në ekranin Përzgjedhja e
Gjuhës. Kjo mund të ndodhë me disa karta grafike dhe sisteme të
vjetra. Provoni të përdorni rezolucionin e ulët duke shtypur
vgalo në ekran.Nëse pajisja është shumë e vjetër, instalimi grafik mund të mos jetë i
mundur. Në këtë rast ia vlen të provoni një instalim në tekst-mode. Për të
përdorur këtë shtyp Esc tek ekrani
Mirësevini dhe konfirmo me ENTER. Do
ju paraqitet një ekran i zi me një boot: prompt. Shkruaj
text dhe shtyp ENTER për të vazhduar me
instalimin në tekst-mode.Instaluesi NgrinNëse sistemi duket se ngrinë gjatë instalimit, kjo mund të jetë një problem
me zbulimin e pajisjeve. Në këtë rast zbulimi automatik i pajisjeve mund të
anashkalohet dhe të trajtohet më vonë. Provo këtë, shkruani
noauto në prompt. Kjo alternativë gjithashtu mund të
kombinohet me parametra të tjerë sipas nevojës.Probleme RAMKjo rrallë do të jetë e nevojshme, por në disa raste pajisjet mund të
raportojë RAM-in e disponueshme gabimisht. Për ta specifikuar këtë
manualisht, mund të përdorni
mem=xxxM parametri, ku
xxx është sasia e saktë e
RAM. p.sh. mem=256M do të specifikonte 256MB RAM.Ndarjet dinamikeNëse keni konvertuar diskun tuaj nga formati Basic në
Dynamic në Microsoft Windows, atëherë nuk është e mundur
të instaloni Mageia në këtë disk. Për t'u kthyer në një disk
Basic, shih dokumentacionin e Microsoft: http://msdn.microsoft.com/en-us/library/cc776315.aspx.