Mur i Zjarrt
Ky seksion ju lejon të konfiguroni disa rregulla të thjeshta firewall: ata
përcaktojnë se cili lloj i mesazhit nga interneti do të pranohet nga sistemi
i synuar. Kjo, nga ana tjetër, lejon që shërbimet përkatëse në sistem të
jenë të arritshme nga interneti.
Në cilësimin e parazgjedhura (asnjë buton nuk është i kontrolluar), asnjë
shërbim i sistemit nuk mund të arrihet nga rrjeti. Alternativa
Gjithçka (jo firewall) mundëson qasje në të gjitha
shërbimet e makinës - një alternativë që nuk ka shumë kuptim në kontekstin e
instaluesit pasi që do të krijonte një sistem tërësisht të
pambrojtur. Përdorimi i tij i vërtetë është në kontekstin e Qendrës së
Kontrollit Mageia (i cili përdor të njëjtën paraqitje GUI) për çaktivizimin
përkohësisht të të gjithë grupeve të rregullave të firewall për qëllime
provash dhe debugging.
Të gjitha alternativat e tjera janë pak a shumë të vetëkuptueshme. Si
për-shembull, ju do të mundësoni serverin CUPS nëse dëshironi që stampuesit
në kompjuterin tuaj të jenë të arritshëm nga rrjeti.
Përparuar
Alternativa Përparuar hap një dritare ku mund të
mundësoni një sërë shërbimesh duke shtypur një listë të çifte
(ndarëse bosh)
<port-number>/<protocol>
- <port-number> është vlera e portës së caktuar
për shërbimin që dëshironi të aktivizoni (e.g. 873 për shërbimet e RSYNC)
siç përcaktohet në RFC-433;
- <protocol> është një nga
TCP ose UDP - protokolli i
internetit që përdoret nga shërbimi.
Për shembull, hyrja për mundësimin e qasjes në shërbimin RSYNC është kështu
873/tcp.
Në rast se një shërbim zbatohet për të përdorur të dy protokollet, ju
specifikoni 2 çifte për të njëjtin port.