Zgjidhni pikat montuese
Këtu shihni ndarjet Linux që janë gjetur në kompjuterin tuaj. Nëse nuk
pajtoheni me sugjerimet e DrakX, ju mund t'i ndryshoni vetë pikat e
ngarkimit.
Në të majtë të menu zbritëse është një listë e ndarjeve në dispozicion. Për
shembull: sda është një disk - dhe
5 është një numër ndarje, e
ndjekur nga (kapaciteti, pika e ngarkimit, lloji i
skedarëve) i ndarjeve tjera.
Nëse keni disa ndarje, ju mund të zgjidhni mount points
të ndryshëm nga menu i mëposhtëm, të tilla si /,
/home dhe /var. Ju mund të bëni
edhe emrin tuaj të ngarkimit, për shembull /video për
një ndarje ku dëshiron të ruash filmat ose ndoshta
/Data për të gjitha skedarët tuaj të të dhënave.
Për çdo ndarje që nuk keni nevojë të përdorni, mund të leni bosh fushën e
pikave të ngarkimit.
Nëse bëni ndonjë ndryshim këtu, sigurohuni që të keni akoma një ndarje
/ (root).
Nëse nuk je i sigurt se çfarë të zgjedhësh, kliko
Previous për të shkuar mbrapa dhe pastaj kliko
Custom disk partitioning, ku mund të klikoni në një
ndarje për të parë llojin dhe madhësinë e tij.
Nëse jeni i sigurt se pikat e ngarkimit janë të sakta, klikoni mbi
Next, dhe zgjidhni nëse dëshironi vetëm të formatoni
ndarjen e sugjeruar nga DrakX, ose më shumë.