Zgjidhni pikat montuese Këtu shihni ndarjet Linux që janë gjetur në kompjuterin tuaj. Nëse nuk pajtoheni me sugjerimet e DrakX, ju mund t'i ndryshoni vetë pikat e ngarkimit. Në të majtë të menu zbritëse është një listë e ndarjeve në dispozicion. Për shembull: sda është një disk - dhe 5 është një numër ndarje, e ndjekur nga (kapaciteti, pika e ngarkimit, lloji i skedarëve) i ndarjeve tjera. Nëse keni disa ndarje, ju mund të zgjidhni mount points të ndryshëm nga menu i mëposhtëm, të tilla si /, /home dhe /var. Ju mund të bëni edhe emrin tuaj të ngarkimit, për shembull /video për një ndarje ku dëshiron të ruash filmat ose ndoshta /Data për të gjitha skedarët tuaj të të dhënave. Për çdo ndarje që nuk keni nevojë të përdorni, mund të leni bosh fushën e pikave të ngarkimit. Nëse bëni ndonjë ndryshim këtu, sigurohuni që të keni akoma një ndarje / (root). Nëse nuk je i sigurt se çfarë të zgjedhësh, kliko Previous për të shkuar mbrapa dhe pastaj kliko Custom disk partitioning, ku mund të klikoni në një ndarje për të parë llojin dhe madhësinë e tij. Nëse jeni i sigurt se pikat e ngarkimit janë të sakta, klikoni mbi Next, dhe zgjidhni nëse dëshironi vetëm të formatoni ndarjen e sugjeruar nga DrakX, ose më shumë.