Media e Instalimit Suplementar Ky ekran ju tregon listën e depove të njohura tashmë. Ju mund të shtoni burime të tjera për paketa, si një disk optik ose një burim i largët. Zgjedhja e burimit përcakton cilat paketa do të jenë të disponueshme gjatë hapave të mëpasshëm. Për një burim të rrjetit, ka dy hapa që duhet të ndiqni: Zgjedhja dhe aktivizimi i rrjetit, nëse nuk është aktiv tashmë. Përzgjedhja e një lidhje ose specifikimi i një URL (hyrja e parë). Duke zgjedhur një lidhje, ju keni qasje në përzgjedhjen e të gjitha depove të administruara nga Mageia, si Jofalas, dhe Tainted depot dhe Azhurnimet. Me URL, ju mund të caktoni një depo specifike ose instalimin tuaj NFS. Nëse jeni duke përditësuar një instalim 64-bit që mund të përmbajë disa paketa 32 bit, këshillohet që të përdorni këtë ekran për të shtuar një lidhje në internet duke zgjedhur një nga protokollet e Rrjetit këtu. 64-bit DVD ISO përmban vetëm 64-bit dhe paketat noarch, nuk do të jetë në gjendje të përditësoj paketat 32-bit. Megjithatë, pas shtimit të një lidhje në internet, instaluesi do të gjejë aty paketat e nevojshme 32-bit.